Një person është vrarë me armë zjarri në Torovicë të Lezhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së sotëm (27 shtator) në vendin e quajtur Argjinatura e Bentit, dhe sipas informacioneve të para viktima ka qenë bashkë me një person tjetër me furgon duke mbledhur qumështin e bagëtive të zonës së Torovicës.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit, ku mbeti i vrarë personi i cilidrejtontefurgonin. Ndërkohë flitet edhe për një person të plagosur.
Dyshohet se vrasja mund të ketë qenë një tentativë grabitje, pasi viktima tre vite më parëka rënë pre e grabitjes po në të njëjtën zonë. Viktima dhe personi tjetër ishin nga fshatrat e Shkodrës dhe vinin çdo ditë për të mbledhur qumësht në Torovicë.
Nuk dihet identiteti i viktimës dhe i personit që e shoqëronte. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












