Thirrja e Nikollës në komision, përçahen PS-LSI

Shares

Thirrja e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla në komisionin e Medias për të raportuar rreth situatës së pranimeve në Universitete ka përçarë sot mazhorancën PS-LSI.

Kjo ishte një kërkesë e deputetit të PD­së, Luçiano Boçi, që kërkoi thirrjen e ministres. “Propozoj qe ministrja e Arsimit të thërritet në komisionin e Medias të raportoje lidhur me situatën emergjente dhe problematikën e maturanteve”­ tha ai.

Menjëhër pas tij, reagoi deputeti i PS, Alfred Peza. “Propozoj që thërritja e ministres të bëhet kur të përfundojë procesi i pranimeve në universitete”­ tha ai.

Me hedhjen në votim të kërkesës, maxhoranca nuk rrëzoi dot kërkesën e PD, pasi deputetja e LSI abstenoi. Palët dolën me vota të barabarta. Duke qenë se dolën barazim, hera e parë që ndodhte një gjë e tillë në komision, me qëndrimin e LSI, propozimi u quajt automatikisht i rrëzuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...