Gjykata Administrative ka shfuqizuar 5 nga 7 gjobat që Policia Bashkiake e Tiranës kishte vendosur ndaj Partisë Demokratike në lidhje me një protestë të saj të bërë vitin e kaluar..
E përkthyer në vlera monetare, PD do të paguajë 20 mijë lekë për dy gjoba, secila nga 10 mijë lekë, pasi gjoba e plotë prej 163.7 mln lekë u konsiderua si e paligjshme.
Pas zhvillimit të protestës së opozitës, bashkia vlerësoi dëmet materiale të pronës dhe ndotje të hapësirave publike.
Bashkia e Tiranës llogariti dëminnë 163.729.000 lekë duke ia kaluarsi gjobë Partisë Demokratike.
Bashkia evidentoime detaje, të gjitha dëmet materiale që iu shkaktuan pronës publike të qytetarëve të Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












