Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha, janë çift dhe këtë nuk mund ta mohojë më askush… Edhe pse dyshja simpatike është e rezervuar për të bërë komente në publik dhe ka zgjedhur që të frekuentojnë vende jo shumë të populluara, sërish nuk i kanë shpëtuar dot thashethemeve dhe lajmeve për lidhjen e tyre.
Pas deklaratave gjithë siklet të Çiljetës në programin e Rudina Magjistarit dhe të Albanit këtë mëngjes në studion e “Wake Up”, fotot e mbërritura në redaksinë e
SYRI.net konfirmojnë edhe një herë, atë që dy të dashuruarit nuk e thonë dot me fjalë, “po, ata janë bashkë”.
Sipas burimit, fotot janë shkrepur dje, teksa Çiljeta dhe Albani konsumonin kafenë e mëngjesit në një kafene pranë zonës së liqenit, ku banon prej thuajse dy vitesh këngëtarja. Të dy janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje kanë shkëmbyer edhe puthje e përqafime.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë lajm, të gjithë do të ishim shumë të lumtur sikur të kishim një kopje si ata në showbiz-in shqiptarë. Janë të dy të dashur për publikun, Çiljeta për ata që dashurojnë skenën dhe ekranin, ndërsa Albani për ata që adhurojnë fushën e blertë…
Dhe që të dy janë prindër shembullorë, ndaj dhe mendojmë që nëse gjërat do të shkojnë mirë mes tyre mund të krijojnë një familje shumë të bukur. Fernando i Çiljetës e rrezaton në çdo moment dashurinë me të cilën rritet, ndërsa djali i Albanit megjithëse jo shumë publik në profilin e të atit është i rrethuar me dashuri nga të gjithë familjarët, shkruan syri.net.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/















