Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal në lidhje me tenderin e uniformës së re të policisë e cila përdoret nga viti 2014 e në vazhdim. Dosja po hetohet nga njësia task force kundër krimit ekonomik dhe korrupsionite cila pas verifikimeve mëse 6 mujore, ka vendosur regjistrimin e procedimit duke qenë se jane gjetur elementë të veprës penale, shkruan “Panorama”.
Procedimi ka nisur bazuar në disa informacione të siguruara prej prokurorisë në media dhe gjatë hetimit të kryer ndaj disa kompanive private që dyshohen për manipulim të informacioneve në lidhje me detyrimet në tatime. Dokumentacioni i grumbulluar ka shërbyer për për nisjen e hetimit lidhur me tenderin 1.3 miliard lekë. Tenderi i uniformës së policisë u fitua nga bashkimi i kompanive “Marsi e AL” dhe Yakupoglu Tekstil”. Verifikimet e deritanishme janë gjetur shkeljen e parë: Ndonëse dokumentet janë bërë e paraqitur sikur 27.900 uniforma kanë ardhur nga Turqia dhe janë prodhuar atje, në fakt në dogana nuk ka asnjë informacion apo deklaratë e regjistrim në lidhje më hyrjen e tyre në Shqipëri. Dyshohet se uniformat janë prodhuar në Shqipërime kosto dhe cilësi shumë më të ulët sesa ajo për të cilën është zhvilluar tenderi dhe është dhënë fondi përkatës.
Një problem është se prokuroria ka sekuestruar mostra të uniformës por deri tani nuk ka ku ti ekspertojë pasi i vetmi organizëm që bën këtë ekspertizë është policia shkencore por në këtë rast kjo strukturë ka konflikt interesi. Ekspertiza është shumë e rëndësishme pasi ka krim vetëm nëse materialet e uniformës dalin të ndryshme nga tabela e kritereve të miratuara në tender. Nëse materiali është i njëjtë edhe pse është prodhuar në Shqipëri sipas prokurorisë hetimi rrezikon të dështojë pasi nuk ka vepër penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











