Ilir Meta flet nga Shkodra për koalicionin PS-LSI në 2017

Shares

Nga qyteti i Shkodrës, vend ku në 1 prill të 2013­s, kreu i LSI­së Meta dhe kryeministri aktual Rama shpallën marrëveshjen për aleancën parazgjedhore, kryeparlamentari iu përgjigj interesit të medias, nëse dy forcat politike do të jenë në koalicion parazgjedhor edhe për garën e 2017­s.

“Interesi tani është i fokusuar te zgjedhjet brenda LSI­së. Por lidhur me koalicionin me Partinë Socialiste, ne i kemi qëndruar dhe i qëndrojmë marrëveshjes së firmosur në Shkodër”­tha Meta, pa dhënë detaje të tjera. Edhe pse, mund të kujtojmë që ajo marrëveshje ishte për një koalicion 4­vjeçar mes dy forcave politike.

Replikat me Tahirin për kanabisin

Ne jemi për luftën kundër cdo aktiviteti kriminal në cdo drejtim, kjo e kanabisit është një cështje që ka ekzistuar edhe më parë, dhe në këtë drejtim e kam thënë që është e rëndësishme të bashkohen forcat dhe përpjekjet për tu përballur sa më seriozisht këtë fenomen, por edhe për të mos e bërë një debat ekstrem politik, përvec policisë edhe prokuroria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur e cuar cdo cështje deri në fund.

Për rivalin Spahiu në garën për LSI

Unë përpiqem të ndryshoj cdo ditë për mirë, dhe këtë e kanë të gjithë edhe për forcën e përbashkët politike. Shpresoj që të gjithë të ndryshojmë për mirë cdo ditë, jo vetëm LSI, por gjithë politikën shqiptare dhe të krijojmë një ambient sa më të qetë, e bashkëpunues, pasi kjo i duhet edhe rritjes së shpresës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...