FOTO/ Hapet “fajkoi i bardhë”; super-aeroporti 2 mld euro

Shares

Struktura spektakolare.E lartë me 5 kate, e gjitha e bardhë, mund të presë më shumë se 1.600 pasagjerë.

aero

Në kryeqytetin e Turkmenistanit është ndërtuar së fundmi një aeroport i ri. Në Asgabat, gjithçka duket spektakolare. I lartë me pesë kate, i gjithi i bardhë, me vetrata të mëdha, në formën e fajkoit. I përuruar të shtunën e shkuar, ai ka kushtuar më shumë se 2 miliardë euro, shpjegon agjencia shtetërore e lajmeve, e cila thekson se mund të presë deri në 1.600 pasagjerë në orë, për një total prej 17 milionë personash në vit. Objektiv, ndoshta pak si shumë ambicioz. Arseja? Vitin e shkuar, në vendin e Azisë qendrore kanë mbërritur vetëm 105 mijë turistë.

aero-4

Turkmenistan është i mbuluar 90% nga shkretëtira e Karakumit, pasuri botërore e Unesco-s. Në vend, i cili fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjektik në vitin 1991, sot jetojnë më shumë se 5,2 milionë banorë. Burimi kryesor i të ardhurave: prodhon rreth 70 miliardë metra kub gaz natyral çdo vit.

aero-2

Turistët janë të mirëpritur, ndonëse shumë ankohen për burokracitë e shumta për të mundur të hyjnë: të gjithë vizitorët ndërkombëtarë, kanë nevojë për një vizë dhe për të qëndruar në vend për më shumë se 5 ditë, është e nevojshme një leje qëndrimi nga ana e qeverisë. Megjithatë, vizitorët duhet të jenë gjithnjë të shoqëruar nga guidat turistike zyrtare (Polimeks).

aero-3

Ndërkohë, në terminalin e ri, është vendosur një fotografi gjigante e presidentit turkmen, Kurbanguly Berdymukhamedov. Aeroporti i ri mund të kalojë më shumë se 200 mijë tonelata mallra çdo vit.

 
aero-5

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...