Mori peng 18-vjeçarin dhe e lidhi me litar në pyllin e fshatit Kalenjë, me qëllim grabitjen e celularit.
Këto kanë qenë veprimet që një 41-vjecar nga Mallakastra me inicialet I.L, ka kryer ndaj një adoleshenti.Sipas policisë së Mallakastrës, 41-vjeçari e ka lidhur me litar në pyll 18-vjecarin E.Sh, dhe pasi i ka marrë aparatin celular iphone4, është larguar.
Pasi adoleshenti ka bërë denoncimin në polici, uniformat blu kanë shpallur në kërkim 41-vjeçarin i cili akuzohet për “heqje e paligjshme e lirisë” dhe “vjedhje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












