Arsyet pse po ndahet Jolie nga Pitt, nga tradhëtia te incidenti tronditës

Shares

Ai kaloi vijën e kuqe”. Kanë nisur aludimet pse po divorcohet çifti i famshëm. Ndarja e Brad Pitt dhe Angelina Jolie vjen pas ‘një incidenti tronditës’ që ka ndodhur pak kohë më parë dhe kjo e ka detyruar Angelina të firmosë dokumentet dhe të dorëzojë kërkesën në gjykatë. Brad e ka mësuar për divorcin vetëm ‘një ditë” para se Jolie të dorëzonte dokumentet e divorcit. Aktorja thuhet se e mori vendimin për të lënë aktorin vetëm një javë më parë, ku burimet deklarojnë se ndodhi pas “një incident tronditës”, shkruan “The Sun”.

Por se çfarë është ky incident, ende nuk dihet dhe pritet të zbulohet së shpejti. Një burim tha për Us Weekly: “Vendimi përfundimtar për divorcin u mor vetëm një javë më parë. Një incident ka ndodhur dhe ai bëri që Angelina të firmoste kërkesën”. “Insider” shkruan: “Ajo ende thotë se Brad është dashuria e jetës së saj, dhe që vendimi i ka peshuar rëndë në zemër. Megjithatë prioriteti i saj tani janë fëmijët”. Shpejtësia me të cilën ajo filloi procedurat e ndarjes nga Brad gjithashtu erdhën si një goditje pasi ata janë parë së bashku në publik vetëm tri javë më parë.

Megjithatë të tjera media shkruajnë se Angeline Jolie zbuloi nga një hetues privat, se burri i saj kishte një lidhje me aktoren Marion Cotillard. Një gjë kjo ende e pakonfirmuar. “Ajo punësoi një hetues sepse e ndjente se ai flirtonte me Cotillard në set. Dhe doli se me të vërtetë kështu ishte. Dhe ky ishte lëshimi i fundit që ajo bëri”, tha një burim anonim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...