Një alarm për bombë në një automjet ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të policisë.
Forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet.
Bëhet fjalë për një automjet të parkuar pranë Drejtorisë së Patentave në Kashar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat Xheniere.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.09.2016, në Kashar, tek parkingu pranë Drejtorisë së Patentave, shtetasi E. B., pretendon se në mjetin e tij, i kanë vendosur lëndë eksplozive.
Në vendngjarje Shërbimet e Policisë kanë marrë masat e sigurisë, gjithashtu ekspert xhenier, po bëjnë kontrollin e imtësishëm të mjetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











