Partia Demokratike akuzoi sot policinë se ka fshehur plagosjen me armë të drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, pak ditë më parë.
Në një deklaratë për mediat, selia blu thotë se Gjuzi është plagosur nga shtetasi G.Xh në një bar kafe për pazare legalizimesh. “Pak ditë më parë raportohet se është plagosur me armë drejtori i Aluiznit në Durrës, Flamur Gjuzi, në bar kafe Cafetino, nga një shtetas me inicialet G.XH. Ngjarja që ka ndodhur për pazare legalizimesh, është mbajtur e fshehur nga policia, dhe ka pasur tentativë për ta trajtuar sikur është qëlluar në ajër, ndërkohë që drejtori i aluzinit është plagosur në këmbë”.
Sipas PD, Për të fshehur ngjarjen është kujdesur Drejtori i Policisë së Durrësit. Partia Demokratike denoncon me forcë fshehjen e kësaj ngjarje të rëndë, dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të njerëzve të Edi Ramës në këto pazare. Sipas PD, kjo është një provë tjetër që tregon se drejtuesit e Ramës nuk janë aty për të zbatuar ligjin, po për të mbyllur hesapet. Partia Demokratike kërkon të bëhet menjëherë transparencë për rrethanat dhe motivet. “Çdo fshehje e mëtejshme e ngjarjes është një krim edhe më e i rëndë që bëhet me dijeninë e bekimin e Edi Ramës”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












