Lubonja: Meta donte të dilte nga koalicioni, por Rama i bleu deputetët që i duheshin

Shares

Fatos Lubonja është i bindur se pas reformës në drejtësi Ilir Meta kishte planifikuar të dilte nga koalicioni. Meta e pati paralajmëruar në fakt ikjen dhe krijimin e një qeverie teknike, për të cilën do t’i duheshin 71 vota. Deklaratat e tij të forta shënonin fundin e “martesës” me Ramën. Por pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, Ilir Meta u tërhoq. Lubonja, në një intervistë ne Ora News, tha se kjo tërheqje ka të bëjë me faktin se Rama i bleu aq deputetë sa i duheshin për të mbajtur qeverinë.

“Kur shikojmë këtë koalicion, i njohim dritëhijet e tij. Ka shumë zëra që tregojnë se Meta ka dashur të dalë nga ky koalicion dhe të ndërtojë një qeveri teknike. Por mazhoranca ja bleu aq deputetë sa ju deshën, bleu dhe partinë e Idrizit”.

Sipas Lubonjës, konflikti mes Metës e Ramës mbetet ende. Këtë, sipas tij, e tregon edhe deklarata e Metës në Korçë për situatën e rëndë përsa i përket kultivimit të kanabisit.

“Meta pati një tërheqje në këtë drejtim, por mbetet konflikti. Sa do përpiqet Rama a Tahiri ta mbulojnë diellin me shoshë, nuk munden dhe Metës i duhet të tërhiqet nga kjo të thotë që s’ka lidhje sepse s’i dihet si shkojnë gjërat nesër. I duhet të bëjë një distancim nga kjo pjesë”.

Pas deklaratës së Metës që i ftonte politikanët të mbanin përgjegjësi për kanabisin, reagoi ashpër ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, i cili i kujtoi aleatit kohën kur ai qeveriste me Berishën dhe kur Lazarati sillte fitime marramendëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...