Banori vë Ramën me shpatulla pas murit: Ata qeveritarët që na gënjejnë pse nuk shkojnë para ligjit

Shares

Gjatë një takimi me fermerët në fshatin Mushan të Gramshit, një zonë rurale e thellë Edi Rama është përballur me kërkesat dhe problemet e banorëve të cilët nuk kanë nguruar ti kërkojnë edhe llogari.

Në bashkëbisedimin me kreun e qeverisë, qytetarët kanë shprehur në sërë shqetësimesh. Por ndryshe nga bashkëfshatarët e tij të cilët kërkonin rrugë, investim në bujqësi dhe përmirësime të ifnrastrukturës një prej banorëve i ka kërkuar që të shkojnë para drejtësise edhe qeveritarët e koruptuar e që nuk kanë mbajtur premtimet e i kanë gënjyer.

Në takim, kur Rama u fliste atyre për të aplikuar për fondet e garancisë, për ngastrat që ata kanë majë kodrave, banorët i kërkuan diçka krejt më të thjeshtë: “Na bëj rrugën. Jemi 120 shtëpi pa rrugë”. Dhe për të dalë nga situata kryeministri, edhe pas 3 vjetësh qeverisje, e gjen shpëtimin tek qeveria e shkuar. “

BASHKËBISEDIMET E PLOTA ME BANORËT

Banori: S’kemi më të rinj nga fshati që po shkojnë në shkollë si agronom

Rama: Kemi juristët e Saliut.

Banori: Të kemi orientim për kulturat qe do mbjellim se zona jonë s’është si Lushnja apo Korca, vreshtaria nëse do i gjendej pika e grumbullimit, do vlerësuar.

Banori: Fshati jonë ka rreth 120 shtëpi kemi problem një rrugë që lidh rrugën me fshatin lart, na kanë premtuar po e duam dhe nga ju, mendoj se e meritojmë ne si fshat.

Rama: Po gjete një fshat që nuk e meriton të paktën ma trego që ta heqim një nga lista.

Banori: Patjetër që e meritojnë por na ka kaluar radha

Rama: Secili qan hallin e shtëpisë së tij. Dini ju ndonjë mundësi që ara të prodhojë aq sa dëshironi se vetëm e doni ju? Edhe ekonomia është njësoj, s’është e mjaftueshme dëshira por duhen plotësuar një sërë kushtesht dhe kushti i parë është duhet mundim, sakrifica dhe një sërë reformash që janë të dhimbshme. Askush mos mendoje se mua më gënjen mendja se këto që po bëjmë janë mjaft dhe me këto jemi të larë me ju dhe ju duhet të jeni të lumtur me ne, e kam shumë të qartë unë se cfarë është jeta në një familje në këtë zonë apo në cdo zonë të varfër të Shqipërisë, sic e kam të qartë se nga varfëria dilet duke refuzuar realitetin.

Banori: Për ujësjellësin po mund e të na e bësh faleminderit po edhe po s’munde të na e bësh prapë faleminderit se ne jemi gënjyer tërë jetën, ne kështu na ka shkuar 25 vjet.

Rama: Për të gënjyer ju e dini adresën, e keni Kollaj, Bulevardi ‘ Zhan Dark’ ish­shtëpia e oficerëve ose po përtove të shkosh në Tiranë në Facebook, qytetari dixhital.

Banori: Ata qeveritarët që qenë që na gënjyen pse nuk shkojnë para ligjit…

Rama: Po kush t’i çojë? Këtu duhet të çojnë gjykatësit

Banori: S’paska ligj për ta? Pse rrinë ferr nëpër këmbë ata akoma, a ka ligj për ta?

Rama: Ferrat me çfarë pastrohen?

Banori: Me kosë

Rama: Epo kosë s’ka. Kosa është reforma në drejtësi e kemi bërë, tani e kemi mbjellë , njësoj si ti të mbljellësh grurin dhe unë të vij të them më bëj bukën, ti do thuash prit në herë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...