Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer orët e shoqërimit në prokurori pas deklaratës së dhënë mbrëmë në emisioni “Opinion”, lidhur me avionin e rrëzuar dje në Ishëm të Durrësit.
“Avioni italia është duhet dhe do mbete ngjarja kryesore deri sa të zbulohet trafiku ndërkombëtar që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një pistë të trafikimit të drogës.
Në vend që të merren se kush e ka organizuar, se kush fshihet mbrapa këtij aktiviteti që fshihen miliona euro, merren me gazetarin se me kë ka kontaktuar ky gazetar apo se çfarë ka thënë gazetari.
Unë jam kther në një lajm që nuk do të doja ti ndodhet asnjë kolegu. Kjo është shumë e trishtueshme në vend që të merren me këtë ngjarje që është mëse e vërtetë. Problemi im me prokurorinë është ky. Jo pse kam dhënë informacion shumë të saktë, pasi deklarata e mia janë 100 % të sakta por problemi im është se ku e kam gjetur këtë informacion kaq të saktë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












