EMRI/ Identifikohet autori i alarmit fals tek Report Tv

Shares

Ëshë identifikuar ngqa policia autori që përhapi alarmin fals se në televizionin Report Tv ishte vedosur bombë. Policia ka vënë në pranga Shkëlqim Tarja, si autorë i dyshuar i këtij kërrcënimi. Në datë 23.08.2016, rreth orës 13:25, në numrin e emergjencave 112, ka njoftuar një gazetar i televizionit Report TV, se në ambjentet e Report TV, mund të ketë një sasi me lendë eksplozive, pasi i kanë dërguar një mesazh kërcënues.
Në adresën e dhënë janë dërguar forca të shumta të policisë dhe morën të gjitha masat si dhe u bë evakuimi i punonjësve.

Pas kontrollit të ambienteve të Report Tv nuk është gjetur lëndë eksplozive. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit Shkëlqim Tarja, si autorë i dyshuar i këtij kërrcënimi. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti”, thuhet ne njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...