Një tjetër dëshmi për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Dibrën, ku një burrë është arrestuar për përdhunimin e vajzës së tij 15vjeçare. Këtë herë është babai i njerkës së vajzës që flet për sjelljen e dhëndrit të tij, Guri Përgjegjit. Ai tregon se në ditën ngjarjes, babë e bijë, pas ngjarjes së rëndë kishin shkuar në shtëpi tërë baltë dhe nusja, (njerka e vajzës) i kishte pyetur se ku ishin bërë pis. Shpëtim Nesimi rrëfen se vajza e tij e kishte kuptuar më herët se diçka e pahijshme po ndodhte mes bashkëshortit dhe vajzës së tij, dhe për këtë arsye ishte konfliktuar shpesh me Guri Përgjegjin.
“Guri Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15-vjeçaren. Ditën e ngjarjes vajza dhe Guri erdhën në banese me rroba me baltë. Vajza ime i pyeti ku ishin bërë kështu se toka ishte e thatë. Guri mohoi ti kishte bërë diçka 15-vjeçares, tha se ishte rrezuar. Vajza ime e çoi 15-vjeçaren te fëmijët e kunatit. Ditën e ngjarjes vajza ime u konfliktua me bashkëshortin dhe pas konfliktit ai u largua nga shtëpia.”- deklaroi Shpëtim Nesimi për televizionin neës 24.
Kurse në anën tjetër gjithë Në ndihet I turpëruar nga ky gjest i pafalshëm. Burrat e fshatit thonë se Guri Përgjegjaj u ka ulur burrërinë e dibranit dhe dinjitetin e rrethit.
“Na ka ulur si Dibër, si rreth, na ka ulur dinjitetin e rrethit, të të parëve tanë. Ai njeri duhet të ikë prej zone, na ka infektuar. E prishi dinjitetin e familjes, moralin, nuk ja vlen të jetë si person, hiç.”- u shprehën banorët për “Neës24”. Ngjarja e rëndë është shënuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kastriot, ndërsa vajza u gjet nga policia në shtëpinë e xhaxhait të saj, në gjendje të rëndë psikologjike.
Autori i ngjarjes Guri Përgjegjin
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













