Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të organit të akuzës ka liruar sot nga burgu 16 vjeçarin me inicialet A.Xh. i cili u arrestua pak ditë më parë pasi shantazhoi drejtorin e shkollës, duke i vendosur gjobë dhe kërcënuar se do t’i nxirrte aferat e tij me mësueset.
Sipas prokurorisë, lirimi duhej bërë për shkak të moshës dhe faktit që është në shkollë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Sipas akuzës, adoleshenti i kishte kërkuar drejtorit të shkollës të paguaj në formë gjobe një shumë prej 20 mijë lekëve dhe një paketë cigare në të kundërtën do te tregonte se e ka pare drejtorin me mesuesen ne motel..
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












