Policia: Nuk ka asnjë raport sekret për kanabisin

Shares

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave për një raport sekret.“Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë raport sekret apo i çdo natyre tjetër. Lajme të shpikura për raporte sekrete synojnë denigrimin e punës sonë”, lexohet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Ky reagim erdhi pasi nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, deputeti demokrat Flamur Noka, iu drejtua me një letër ambasadorit italian në Tiranë, ku i kërkon që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të raportit të monitorimit nga ajri nga “Guardia di Finanza”.
Noka thekson se qeveria dhe Edi Rama kanë tendencën t’i fshehin rezultatet e monitorimit të terrenit nga ajri, dhe është në interesin më të lartë publik dhe në interes të sigurisë kombëtare që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të imazheve e të dhënave të përftuara nga ky monitorim.

“Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me partnerët është i shkëlqyer, e falë shkëmbimit intensiv të informacionit janë arritur rezultate pozitive të pakrahasueshme më të kaluarën. Bashkëpunimi konkret me partnerët Italianë, si dhe angazhimi i Policisë në shkatërrimin e çdo parcelë të evidentuar, ka shënuar intensifikim maksimal vitet e fundit”, thuhet në deklaratebn e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...