Dukagjin, vëllai qëllon mbi vëllanë dhe kunatën, policia: Autori me probleme mendore

Shares

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur sot në Dukagjin. Ngjarja është shënuar në Ndërlysë, lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë, Shkodër, ku sipas informacioneve të para nga policia thuhet se vëllai ka qëlluar vëllanë dhe kunatën. E plagosur rëndë ka mbetur bashkëshortja dhe Kont Ballza, vellai i autorit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së kësaj ngjarje të rëndë që ka shokuar banorët e zonës.

NJOFTIMI I POLICISE

Njoftohemi se sot më datë 17.08.2016 rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë, Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore dhe grupi hetimor të cilët kanë konstatuar se të plagosur kanë mbetur shtetasja D.B. 41 vjeçe dhe shtetasi K.B. 48 vjeç, të cilët po transportohen për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor. Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza 50 vjeç ( vëllai i D.B.) i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, ky shtetas njihet si person me probleme mendore por të dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobta brenda familjes. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...