Dyshja Rama Ahmetaj fusin në listën e të punësuarve 300 mijë azilkërkuesit në BE-SHBA

Shares

Partia Demokratike vazhdon të denoncoi gjëndjen e rënduar në të cilën sipas tyre ndodhet ekonomia e vendit. “ Tani qe plasen ne shesh te vertetat e buxhetit te ndryshuar ne fshehtesi, hajdutce, EdiRama ka nxjerre te justifikoje zullumin nje “ekonomist” mediplome si mesues anglishteje, qe eshte majmur me leket e popullit. Ky i fundit ndoshta fut tek shifrat e punesimit edhe 100 mije shqiptaret qe kane kerkuar azil ne BE apo 200 mije qe kane aplikuar per Green Card ne SHBA, thuhet në deklaratën e PD.

Më tej ajo i kërkon Ramës që ministrin e Financave ta zëbres nga avioni carter, me të cilin ai udhëton dhe të shoh realitetin e ekonimisë shqiptare. “Zbrite nga carteri sekserin tendte shohe mijera familje qe i ke hequr nga ndihma ekonomike e sot vuajne per buken e gojes nderkohe qe parate kane shkuar ne tendera lluksi te miqte e bashkepunetoret e tu.

Ja shifrat e buxhetit te rishikuar ne fshehtesi:

BUXHETI I RISHIKUAR 2016:

• Zero rritje per pagat, vazhdojne te jene te ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.

• Nuk rrit pensionet, indeksimi eshteposhtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi ne masen 1.9%, ndërsa indeksimi vetem ne masen 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqine blerese.

• Zero rritje fondet per ndihmen ekonomike, me zero perfitim per familjet nevojtare.

• Ul me 10% fondet per pagesen e papunesise, ndonese papunesia eshte me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.

• Zero rritje fondet per kompensimin e ish te perndjekurve politike.

• Ul me 34 milione leke investimet ne “arsimin baze” (-2.5%).

• Ul me 199 milione leke investimet ne “arsimin e larte” (-28%)

• Ul me 108 milione leke investimet ne “kujdesin paresor” (-35%).

• Ul me 140 milione leke investimet ne “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%).

• Ul me 62 milione leke investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).

• Ul me 88 milione leke investimet ne “sistemin e burgjeve” (-9.1).

• Ul me 2.15 miliarde leke fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, (- 28.3%).

• Rrit me 68 punonjes te aparatit te Kryeministrise.

• Rrit borxhin publik per vitin 2016 me 1.3 miliarde leke (3.8%)”, thuhet në Deklaratën e PD. ​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...