PD ka denoncuar sërish sot skemën e dështuar të Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës për të kapur drejtësinë, për qëllimin e vetëm pastrimin e dosjeve të të afërmve të tyre.
Duke ju rikthyer kërkesës për ekstradim nga Venezuela, të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt, PD kujton rastin e ngjashëm me kërkesën e njëjtë nga Belgjika për Mark Frrokun.
“Tik-taku i kohës se bandës po ecën me shpejtësi. Po vjen ora e ligjit dhe e drejtësisë:, shprehet midis të tjerave PD në një deklaratë për mediat.
Deklarata e plotë e PD-së

Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllanë e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qenë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë.
Nëse do funksiononte skema Xhafaj – Rama, me kunatin Berberi e vasalin Dvorani, e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do pastrohej, e kaluara do fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllanë kryetar të Reformës në Drejtësi do të shpëtonte.
Por Rama, Xhafaj bashkë me vëllanë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Venezuela në Spanjë e Itali, nuk ia dolën dot të nënshtronin drejtësinë dhe standardet e Venecias e përkushtimi i opozitës dogjën skemën e tyre mafioze.
Pse hesht Xhafaj për faktet që kanë dalë në dritë?
Pse nuk reagon Rama?
E provuan duke fshehur kërkesën e Belgjikës për Frrokun dhe dështuan. Sa herë kanë ndërmend të qëndrojnë mbi ligjin për interesat e krimit? Tik-taku i kohës se bandës po ecën me shpejtësi. Po vjen ora e ligjit dhe e drejtësisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












