Sekuestrohen 32 kg kanabis sativa në Lezhë, autori i i ikën policisë

Shares

Policia e Lezhës ka sekuestruar 32 kg kanabis sativa në një automjet të një 34-vjeçari, i cili arriti ti shpëtojë prangave.

Burime nga policia bëjnë me dije se droga është zbuluar në një zonë malore në Selitë të Kurbinit.

Efektivët e policisë konstatuan një mjet Benz që po lëvizte në këtë zonë. Sapo ka parë policinë, drejtuesi i automjetit ka ndaluar makinën dhe ka arritur të largohet në terrenin e thyer malor, së bashku me personat e tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 32 kilogramë kanabis, e futur në shtatë thasë sintetikë.

Polica ka sqaruar se mjeti është në pronësi të Altin Lalës, banues në Kurbin, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Gjithashtu po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë në mjet me 34-vjeçarin Lala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...