FOTO/ Mjeku që “vrau” Michael Jackson i shokon të gjithë: Ai ishte gjallë!

Shares

Deklarata më shumë se thjesht shokuese kanë ardhur nga ish mjeku i Michael Jackson.

Conrad Murray u dënua për vrasje të paqëllimshme pasi disa nga ilaçet (kryesisht Propofol) që ai i dha legjendës së muzikës pop u cilësuan si shkaktare për vdekjen e tij.

Megjithatë sot ai pretendon se nuk kishte aspak gisht në vdekjen e pacientit të tij pavarësisht se është dënuar me 2 vite burg. Por ky nuk është as fillimi! Murray thotë se Michael ishte gjallë kur arriti në spital, pavarësisht se mjekët e deklaruan klinikisht të vdekur.

Sipas tij, në “shtratin e vdekjes” Jackson shfaqte ende shenja jete. Nëse këto akuza do të vërtetoheshin, historia e vdekjes së mbretit të popit do të rishkruhej tërësisht.

michaeljackson

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...