Ish kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimin në facebook ka komentuar festat dhe darkat e organizuar nga kryeministri Rama me rastin e miratimit të Refomën në Drejtësi. Sipas Berishës festa e Ramës dështoi që të hënë kur ai e la pushim ku kërkoi të organizonte nje festë dhe mediat ja lidhën këtë me një sebep familjar. Sipas Berishës Rama do të organizoi një tjetër prritje sot në pallatin presidencial. E nëse edhe kjo dështon ish kryeministri Berisha thotë me ironi se Rama do ta organizoi festën tek “Sheshi i Flamurit”. Kjo sipas Berishës për të dal nga trauma e rëndë dhe tronditja psikologjike qe e ka kapur pas miratimit të Reformës.
REAGIMI I PLOTE I BERISHES
Te dashur miq, Edvin Shullazi po perjeton nje tronditje te thelle psiqike pas konsensuit lens non volens qe u imponoi PD me 22 korrik ne votimin e reformes ne drejtesi sipas rekomandimeve te Venecias. Rama thuhet se eshte konsultuar, edhe pas mesnate, nga neuropsiqiatri i tij dhe psikoanalistja e ekipit.
Ai ka pagjumesi por me e keqja ka klithma te pakontrolluar gjate nates. Ai nuk u qetesua aspak as me shpalljen e dites se hene pushim per te bindur te tjeret se ai nuk e votoi me detyrim reformen e drejtesise.
Mediat ja menderosen apo kripen festen sepse padrejtesisht ja lidhen me nje sebep familjar! Por Rama, per te qetesuar shpirtin se atij konsensusin nuk ja imponoi kryetari i PD Lulzim Basha duke ja shnderruar vijat e kuqe ne kepuce te kuqe, urdheron Xhafen e droges te organizoje festen qe i deshtoi me diten e pushimit per te shtruar nje banket te madh ne pallatin presidencial. Thuhet se po deshtoi edhe me kete pritje per te bindur shqiptaret, Rama do shtroje nje banket ne Sheshin e Flamurit duke therur 50 viça, 40 cjapa, 70 desh, 180 qingja si perpjekja e fundi per te kaluar traumen e rende psiqike te 22 korrikut 2016! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













