Policia e Tiranës kaarrestuardrejtuesin e automjetit që shtypi gruan 45-vjeçe, Dhurata Prifti, në kryeqytet. Ai ështëAndrea Memollari 20 vjeç, lindur në Çorovodë të Skraparit dhe banues në Lushnjë..
Fatkeqësisht, gruaja ndërroi jetë në spital, kurse dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
Viktima Dhurata Prifti i doli para makinës për të shpëtuar fëmijët e saj. Drejtuesi e aksidentoi, kaloi me automjet mbi trupin e 45-vjeçares dhe u largua nga vendngjarja.
Automjeti tip Benz me targa AA 476 GL u identifikua nga kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugën ‘Jordan Misja’, ku dhe ndodhi aksidenti tragjik. Makina figuron në emër të Dhimitër Onjela, por drejtohej nga 20-vjeçari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












