Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit ndaj Kryebashkiakut të Kvajës Elvis Rroshit. Rroshi është lënë më “arrest shtëpie” edhe nga Apeli.
Kryebashkiaku Rroshi apeloi vendimin e masës së sigurisë, duke kërkuar heqjen e arrestit shtëpiak
Rroshi u arrestua nen akuzen se ka falsifikuar formularin e dekriminalzimit, duke mos deklaruar debimin nga Zvicra.
Elvis Rroshi u arrestua më13 qershor 2016pasi me kërkesë të prokurorisë gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” .
Prokuroria akuzonElvis Rroshin se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit duke mos deklaruar dënimin për përdhunim nga drejtësia italiane në 1995, ndërsa nga ky shtet ishte dëbuar po në atë vit. Gjithashtu Elvis Rroshi ishte dëbuar dhe dënuar dhe nga drejtësia zvicerane, një herë në 1993 dhe një herë në 1997 kur dhe ishte arrestuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












