Gjyqtari Arjan ALiaj u rikthye në detyrë në vitin 2009, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të viti 2003.
“Si mund të kthehet në detyrë që liron nga burgu një përdhunues? Si mund të kthehet kur liron një vrasës?”, pyeste Saimir Tahiri sot nga Panairi i Policsë.
Dhe ja si u rikthye Arjan Aliaj në punë.
Fillimisht është
Vendimi nr. 11, datë 02. 04. 2003, që e rikthen këtë gjyqtar në detyrë. Për ironi, në atë kohë, kjo gjykatë drejtohej nga “i pavaruri” Fehmi Abdiu, ndërsa relator i kësaj çështje ishte Sokol Sadushi, aktualisht drejtor i Shkollës së Magjistraturës, i zgjedhur në këtë detyrë, gjatat “erës së Rilindjes”.
Sipas këtij vendimi,

Vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e kërkuesit nga detyra, është mbështetur në vlerësimin negativ që i ka bërë grupi i inspektorëve 11 vendimeve gjyqësore të dhëna prej tij. Në këtë mënyrë, ky Këshill, ka hyrë në vlerësimin e ligjshmërisë dhe bazueshmërisë të vendimeve gjyqësore të dhëna prej kërkuesit, sepse këto vlerësime, kryesisht, janë bërë për zbatim të gabuar të ligjit, për caktimin e masave të buta të dënimit, për mosvlerësim të drejtë të rrezikshmërisë shoqërore të veprës si dhe për mosvlerësim të drejtë të personalitetit të autorit të veprës.
Sipas nenit 135 të Kushtetutës, pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, nga gjykata e apelit dhe gjykata e shkallës së parë. Ky pushtet ushtrohet i shkallëzuar sipas parimit të kontrollit të vendimeve të gjykatave më të ulëta nga gjykatat më të larta. Kjo do të thotë se përderisa vendimet nuk janë prishur ose ndryshuar nga një gjykatë më e lartë, asnjë organ tjetër shtetëror, qoftë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk ka të drejtë t’i prekë ato dhe as të ngarkojë me përgjegjësi disiplinore gjyqtarin e çështjes për këto vendime”.

“Rishqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Arjan Aliaj, në zbatim të vendimit Nr. 11, datë 02. 04. 2003 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasi dëgjoi Ministrin e Drejtësisë, i cili kërkoi ndryshimin e masës disiplinore të propozuar ndaj këtij gjyqtari, nga “shkarkim nga detyra ” në masën tjetër disiplinore “vërejtje”, votoi këtë masë dhe në përfundim, vendosi të rrëzojë kërkesën për këtë masë disiplinore”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












