PD: Kompetencat e Presidentit të pa negociueshme

Shares

Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë kompromis me mazhorancën lidhur me kompetencat e Presidentit. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, prezantoi qëndrimin e demokratëve pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë blu.

Halimi: PD s’do pranojë asnjë rast që të preken kompetencat e Presidentit. Kjo është çështje e panegociueshme.

Ai tha se PD do të prezantojnë nesër në Kuvend qëndrimin e saj për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e grupit u përcaktuan dhe folësit për seancën plenare mbi këtë çështje.

Sakaq sot në orën 15:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për reformën, ku mazhoranca do të prezantojë draftin final për “drejtësinë”. Mbledhjes priten ti bashkohen edhe deputetët e PD, të cilët kanë përfunduar tashmë bojkotin 10 ditor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...