OSHEE ende nuk jep përgjigje se ku shkuan 6 miliard lekë

Shares

Partia Demokratike ka vazhduar të denoncoj shkeljet e mëdha që sipas saj po ndodhin ne institucuo0nin e OSHEE-së. “OSHEE thesari i madh i parave që Edi Rama ndan me miqtë e tij nuk ndalet në tenderimin pa shpallje, me negocim, me një operator të vetëm në garë, duke dhënë në çdo rast pothuasje fondin limit”, është shprehur sekretarja e PD Ina Zhupa.

Zhupa e ka knosideruar qeverinë si një bandë që përfiton nga taksat e qytetarëve. “Dje ne denoncuam skandalin e vendosjes së 50 mijë matësve me 7 miliardë lekë, ndërkohë që kostoja sipas tregut është vetëm 1 miliardë. OSHEE nuk u përgjigj se ku kanë shkuar 6 miliardë, por zgjodhi të sulmojë opozitën. Kjo bandë e Edi Ramës, me paratë që u merren shqiptarëve me dhunë, me burg, me mbifaturim, e me ndëshkim me errësirë. 60 mijë euro OSHEE ia ka dhënë një koncesionari makinash, Tirana Auto, për këtë vit. I duhen bandës makina luksi për të marrë dhe qindarkën e fundit të shqiptarëve.

Ndërkohë që po tek ky operator kanë marrë dhe vitin që shkoi makina me qira, 68 milionë lekë. Vazhdon trainimi i punonjësve, ku 670 milionë lekë i jepen të vetmit operator në garë, për 6 muaj punë. Mbi 100 milionë lekë në muaj, për trainim, për letra”, është shprehur ajo.

ina zhupa

“Ja ku keni dokumentin”, vazhdon më tej ajo:

Ka evente OSHEE, meqë çmimi i energjisë është rritur për qytetarët, meqë familjet mbifaturohen, meqë përfundojnë në errësirë kur një pjesë e mirë skanë mundësi të paguajnë. 66 milionë lekë në vit për këto ahengje të OSHEE merr Prosaundi i famshëm i fushatës së Partisë dhe i festave të Veliajt. Këto pra janë disa nga bëmat e OSHEE-së, e bandës hajdute që Edi Rama ka vërsulur kundër popullit, për të marrë miliardat që i duhen oligarkisë. Shpejt do vijë koha që populli tu kthejë reston, e banda e OSHEE me kryehajdutin e saj në krye të japin llogari para ligjit.

dokument 2

dokument 3

 

dokument 4

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...