Janë të shpeshta rastet kur femrat bien viktima të rrjeteve sociale, e sidomos kur kanë bërë foto apo video nudo.
Një vajzë e cila ishte lidhur me një burrë të martuar, është frikësuar shumë nga bashkëshortja e tij pasi ajo i ka gjetur disa foto nudo në telefonin e të shoqit dhe e kërcënon se do t’ia publikojë në rrjet.
Ajo i është drejtuar psikologes së The Sun një t’i kërkuar një këshillë dhe mendim se si duhet të sillet në këtë rast.
Letra e vajzës
“Jam një vajzë 29 vjeçe dhe nisa një romancë me një burrë të martuar, ai është 36 vjeç dhe unë e kam koleg pune.
Në fillim nuk doja të lidhesha sepse e dija që ai ishte i martuar por ai më thoshte që nuk është i lumtur me të shoqen dhe donte të kalonte mirë dhe kështu më bindi. Ne filluam të takoheshim në apartamentin e tij kur nuk ishte gruaja dhe kalonin shumë mirë bashkë. Por ndër bisedat tona ne nisëm të shkëmbenim edhe foto nudo.
Para disa ditësh ai ndaloi së shkruari e madje nuk më përgjigjej as në telefon. Më pas më vjen një mesazh nga gruaja e tij e cila më tha se kishte fotot e mija nudo dhe nëse unë nuk do ta lija të qetë burrin e saj ajo do të mi publikojë ato në internet.
Kjo gjë më ka fiksuar shumë dhe sigurisht që nuk kam ndërmend të flas më me burrin e saj…luajta me zjarrin dhe u dogja.
Nuk di çfarë të bëj për ta parandaluar atë nga ndonjë postim i mundshëm”.
Përgjigjja e psikologes
“Veprimi që t’i ke bërë është shumë i gabuar por kjo nuk i jep të drejtën gruas së tij të të dëmtojë në këtë formë.
Shkaktari i kësaj histori më shumë është burri i saj sesa ti.
Për çdo rast ti duhet t’i drejtohesh policisë dhe ta denoncosh atë…dhe sigurisht hiq dorë nga burri i saj”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












