Një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe përfunduar në liqen. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Peshkopi. Furgoni me pasagjerë ka rënë në liqenin e Shkopetit dhe nga të dhënat paraprake mendohet se mund të jenë shkaktuar 2 viktima, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Gjithashtu thuhet se 2 persona të tjerë janë dërguar në spitalin e Lacit, pasi kanë plagë në trup. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të nisur hetimet. Ambulanca është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa nuk bëhen ende të ditura detaje të tjera.
“Rreth orës 13.30 është njoftuar se në rrugën Milot -Burrel, në vendin e quajtur tuneli i Shkopetit në dalje, një mjet Benz me targa AA 923 FH ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur 2 shtetas të vdekur dhe 2 të tjerë janë dërguar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore” thuhet ne njoftimine policise.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












