FOTO GALERI/ Ismail Kadare në Pogradec, nderon Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin

Shares

Image Gallery 

Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare ka vizituar sot qytetin e Pogradecit. Ai ka vendosur buqeta me lule pranë shtatoreve të dy prej shkrimtarëve të mëdhenj të këtij qyteti, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Kadare u prit nga kryebashkiaku Eduart Kapri gjatë kësaj paradite në qytet. “Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe. Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”, tha Kapri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...