Zgjedhjet në Serbi, rezultatet paraprake konfirmojnë fitoren e Vuçiç me 56 për qind të votave

Shares

Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID) ka dalë me një rezultat paraprak të zgjedhjeve parlamentare që sot u mbajtën në Serbi, pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20:00, ku Partinë Progresive të Serbisë (SNS) e rendit të parën me 56.2 për qind të votave, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) me 10.9 për qind, përcjell nga SRS-ja me 7.3 për qind, si dhe nga DS-ja me 5.7 për qind.
Përqindja tjetër e votave, sipas Qendrës u përket partive të tjera.
CeSID pret që pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje të ketë qenë rreth 57 për qind.
Sipas Qendrës, rezultatet nuk përfshijnë numërimet jashtë shtetit, e as votat nga Kosova.
Serbia votoi sot për zgjedhjet parlamentare, ndërsa mësohet se nuk u raportuan incidente.
Sipas organizatave mbikëqyrëse të zgjedhjeve, në zgjedhjet e së dielës morën pjesë më shumë se 52 për qind e votuesve.
Rezultatet e para priten gjatë natës, ndërsa Komisioni i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare deri të enjten në orën 20.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje votuesve serbë, që t’u bashkohen përpjekjeve të tij drejt BE-së, përderisa premtoi marrëdhënie të ngushta me Rusinë.
Vuçiç i bëri këto komente në ditën kur serbët votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.
Përpos rezultateve paraprake, që konfirmojnë fitoren e Vuçiç, si dhe përpos informacioneve për  mos pasje incidente në këto zgjedhje, Përfaqësues të Bllokut Patriotik kanë kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë, pasi ata konsiderojnë se Partia Progresive Serbe (SNS), të cilën e udhëheq kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç është përfshirë në vjedhje dhe parregullsi.
Sipas kësaj partie, kjo gjë është me e theksuar veçanërisht në Mitrovicën Veriore dhe në Komunën e Zveçanit.
zgjedhjet serbi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...