Në shenjë bujarie, një bukëpjekës ia ka shitur aktivitetin e tij një të pastrehu, në mënyrë që ai të nisë një jetë të re. Motivi i shitjes së biznesit vetëm 1 euro, është vendosur sepse ligjërisht nuk është e mundur që ai të falet. 62-vjeçari Michel Flamant, kishte marrëdhënie të mira më të pastrehun Jerome Aucant, që e përshëndeste cdo mëngjes ku shpesh i çonte një filxhan çaj dhe një briosh. Por me siguri që lidhja e tyre ishte forcuar shumë dhjetorin e kaluar, kur Flamant rrezikoi që të vdiste nga mbytja në dyqanin e tij nga monoksidi i karbonit, i prodhuar nga stufa me defekt.

Kështu që Flamant mendoi që t’ia shesë biznesin Aucant: kishte pak kohë që mendonte për të shitur furrën e bukës, në të cilën punonte që kur ishte 14 vjeç dhe tre vajzat e tij nuk ishin të interesuara që ta trashëgonin. “Kush është më e rëndësishmja? Jeta apo paratë? Nuk më interesojnë paratë. Nuk jam i pasur, por nuk më intereson. Dua të jem i lirë dhe të qetësohem… dhe nëse mund të bëjë të lumtur Jerome, ai e meriton një shans”, vazhdon bukëpjekësi. Aucant do të bëhet pronar i plotë i furrës duke nisur nga shtatori, dhe në ndërkohë është duke u përpjekur për të mësuar sa më shumë gjëra që të jetë e mundur, për të drejtuar biznesin, “Michel më dha një dhuratë të madhe, dhe unë dua të meritojnë atë,” shpjegoi ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














