Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka propozuar një ligj të ri për kopmanitë offshore. Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët.
Kjo është nisma e re që ministri i Drejtësisë Ylli Manjani do të ndërmarrë përmes një ligji të ri pas skandalit të parajsave fiskale të zbuluar nga “Panama Papers”.
“
Është koha për të folur për transparencë. Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim I të gjithë listës së aksionerëve. Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri, sipas këtij ligji të ri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët. Ministri i Drejtësisë gjerman dje ka anoncuar një nismë një ligjvënëse për shtetin gjerman, sipas të cilës çdo kompani offshore që investon në Gjermani duhet të bëjë publik emrat e aksionerëve.Një ligj të tillë jam gati ta bëj edhe unë.Ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë po e shohin mundësinë se ku do transpozohet kjo pjesë e legjislacionit. Ekspertët e huaj që ne na asistojnë kanë kërkuar ndihmë të posaçme për këtë çështje. Do hyjmë shumë shpejt në bisedime e tentativa për të marrë këtë model me Republikën Federale të Gjermanisë, me Ministrin e Drejtësisë me kolegun Heiko Maas, për ta bërë këtë gjë sa më të mundshme dhe sa më të zbatueshme në Shqipëri, sigurisht edhe pasi ta kem diskutuar me Ministrin e Financave sepse është edhe pjesë financiare”, është shprehur Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Për momentin jemi në fazën e hershme të tij. Në një prononcim për median paraditen e sotme ministri Manjani tha se po konsultohet me ekspertët për këtë nismë ligjore që ka një model, ligjin gjerman.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












