Banorët e fshatit Zagorçan kanë bllokuar gjatë mesditës rrugën nacionale Pogradec – Korçë, duke protestuar për dhënien me koncesion të tokave bujqësore në njësinë e tyre administrative.
Rruga është bllokuar në të dyja senset, duke mos lejuar lëvizjen e mjeteve për gati 30 minuta.
Banorët e Zagorçanit kërkojnë anulimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, që i ka dhënë një koncesionari, të drejtën për të shfrytëzuar një sipërfaqe prej 224 hektarë tokë bujqësore në këtë fshat.

Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave, deri në anulimin e koncesionit.
Sipas banorëve ky është një paralajmërim për qeverinë për anulimin e koncesionit ose në të kundërt protestat do të përshkallëzohen. Banorët thanë se nëse qeveria nuk reagon do të marrin masa vetë për të mos lejuar koncesionarin të kryejë punime.

Engjëll Shyti tha se i ka dërguar dhjetëra shkresa ministrisë së Bujqësisë por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












