Nga politika deri te orgazma. Ja çfarë thotë ky studim!

Shares

Njerëzit të cilët ndjekin lajmet dhe debatet politike kanë 13 për qind më shumë orgazëm sesa ata të cilëve nuk u interesojnë ngjarjet në skenën shoqërore. Së paku, ky është konkludim i hulumtimit të sajtit Mach.com “Beqarët në Amerikë”.

couple news_copy_1

Në hulumtim kanë marrë pjesë 5.504 beqarë, ndërkaq janë studiuar orientimet politike dhe shprehitë e tyre seksuale.

Mirëpo, edhe zgjedhja e opsionit politik është e rëndësishme. Pra, ithtarët e përfaqësueses së Partisë Demokratike, Hillary Clinton, të shumtën kërkojnë lidhje serioze, duke dëshiruar fëmijë dhe më parë do të presin personin e vërtetë, sesa t’i hyjnë me vrap dikujt në krevat. Nuk presin seks në takimin e parë, por kanë dëshirë të gënjejnë kur është fjala për numrin e partnerëve me të cilët kanë ndarë shtratin.

Nga ana tjetër, ithtarët e republikanit “konservator” Donald Tramp janë dukshëm më të hapur për çështjet e seksit. Besueshmëria që të kenë seks në takimin e parë është 12 për qind më e madhe sesa kur bëhet fjalë për ithtarët e demokratëve, ndërkaq shansi që të xhirojnë shkathtësitë akrobatike janë dy herë më të mëdha.

Më të prirë për eksperimentime janë simpatizantët e partisë së tretë në Amerikë, liberalët, të cilët nuk kanë asgjë kundër lidhjeve të hapura, por edhe lidhjet “treshe” nuk i refuzojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...