Rajoni i Indisë Thane, është tronditur nga një krim i tmerrshëm në familje, ku një person ka vrarë 14 antarë të familjes së tij, përpara se të vriste veten.
Autoritetet bëjnë me dije se ndër viktimat e regjistruara, përfshihen edhe shtatë fëmijë. Sipas raportimeve, familjarët ishin mbledhur për një festë, por gjithçka kishte dalë jashtë kontrrollit.
E vetmja e mbijetuar nga sulmi ishte motra e personit që kreu vrasjet. Komisioneri i policisë rajonale thotë se pas vrasjes së familjarëve, i dyshuari kishte varur veten.
“Një banor vendas i quajtur Husnain, ka vrarë 14 antarë të familjes së tij, përfshirë prindërit, gruan, fëmijët dhe tre nga katër motrat e tij. Ai përdori si armë një thikë, dhe pasi vrau familjarët, vari veten.”
Ndërkohë, banorët shprehen se falë ndërhyrjes së tyre, ata arritën të shpëtojnë një prej motrave të Husnainit. Ende nuk dihen shkaqet që cuan në këtë tragjedi, por sipas burimeve jo-zyrtare, thuhet se personi vuante nga depresioni. /Oranews/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/