Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reguar nëpërmjet një statusin në Facebook për situatën e ndodhur sot në kuvend ku deputetët e PD goditën me vezë. “Në Kuvendin e Shqipërisë sot “hynë” për herë të parë vezët” ka thënë ai.
Më tej Majko ka vazhduar të sulmoj gjykata dhe prokuroritë në shqipëri, por këtë radhë duke denoncuar faktin se ato liruan nga burgu për “gërhitje” Petrit Bardhi i njohur ndryshe edhe me emrin Petro Doda, ish-kryetari i komunës Kacinar nga Partia Socialiste. Bardhi eshte lënë i lirë nga gjykata e Lezhës më datën 18 shkurt, 10 ditë pasi ishte arrestuar nga forcat policore . Ndryshimi i masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie është bërë nga gjyqtari Ilir Përdeda. Ai ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse, sipas të cilës, 43-vjeçari vuan nga azma dhe gërhet natën.
Për këtë Majko është shprehur se : “Drejtësia nuk mund të jetë një diskutim retorik për krimin. Askush sot nuk akuzon gjykatësit apo prokurorët të cilët të lirojnë për “një gërhimë”, por meret me qeverinë e cila në emërimet e drejtësisë e ka influencën zero”, tha Majko.
Statusi i plotë i Pandeli Majkos:
Prestigji i një kombi është i ndërlidhur me reputacionin e pushtetit. Kjo lidhet me faktin se ajo që të tjerët mendojnë për ne është po aq e rëndësishme sa ajo që ne jemi në të vërtetë.
Në Kuvendin e Shqipërisë sot “hynë” për herë të parë vezët. Kur udhëhiqemi nga ajo që dimë se nuk duam, jemi gati ta transformojmë veten në dicka që është krejt e ndryshme nga ajo që imagjinojmë të bëhemi.
Politika po mbytet nga njerzit që pretendojnë se kanë epërsi morale dhe ja u mohojnë këtë kundërshtarëve të tyre. Drejtësia nuk mund të jetë një diskutim retorik për krimin. Askush sot nuk akuzon gjykatësit apo prokurorët të cilët të lirojnë për “një gërhimë”, por meret me qeverinë e cila në emërimet e drejtësisë e ka influencën zero.
Sot ne Kuvend u thyen disa vezë. “Gjella” e të bërit opozitë me vezët e mungesës së rendit politik është justifikim i drejtësisë së korruptuar. Vezët e thyera ne Kuvend janë vajtim i “kllockës” së munguar. Sigurisht.
Per me shume lexoni edhe:
GALLATA/ Arsyetimi qesharak, gjykata liron administratorin “rilindas” me dy emra
/web/GALLATA_Arsyetimi_qesharak_gjykata_liron_administratorin_rilindas_me_dy_emra_14553_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/