E refuzoi për seks, rreh 17 vjeçaren në mes të shkollës

Shares

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë herë në vendin fqinj në Greqi. Ku 22-vjeçar ka kërcënuar dhe rrahur ish-të dashurën e tij 17-vjeçare për shkak se ajo kishte kërkuar ndarjen, pasi nuk mund t’i thoshte dot po kërkesave të të riut për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Djali është arrestuar nga Policia e Qipros, pas kallëzimit që ka bërë adoleshentja. 22-vjeçari, i cili më parë kishte rënë në duart e policisë për trafik droge, shkoi në shkollën e 17 vjecares dhe e rrahu keq, duke e bërë për spital. Aty i theu edhe telefonin celular. Adoleshentja u dërgua nga shokët në spital ku mori ndihmën e parë.

Por aty u gjet përsëri përballë 22 vjeçarit, i cili vijoi me kërcënimet se ajo do të shihte “pasoja edhe më të rënda”, nëse nuk tërhiqte kallëzimin e bërë në Polici. Vajza nuk u frikësua dhe nuk e tërhoqi padinë. Policia e gjeti djalin të mbyllur në apartamentin e tij, e nuk lejoi policinë ta arrestonin. Por më vonë u dorëzua vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...