Lëvizja, qëndrimi me shoqëri, argëtimi… të gjitha këto i dëshirojmë të gjithë ne, por disa shenja të horoskopit kanë një nevojë më të theksuar për këto aktivitete!
DASHI
Pjesëtarët e kësaj shenje të zjarrtë kanë nevojë për aktivitet, aq sa edhe për ajër. Ata shprehen duke vepruar, e sfidat për ta janë gjithmonë të mirëseardhura. Nëse nuk janë të parët në diçka që iu intereson, atëherë ndihen të mposhtur dhe të frustruar.
DEMI
Pjesëtarët e kësaj shenje më së shumti janë të përqendruar në aspektin material të jetës, prandaj ata janë për raporte direkte dhe të sinqerta. Nevoja më e fortë emocionale e tyre është siguria. Duan rutinën dhe nuk duan kur dikush ua prish planet e bëra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
BINJAKËT
Për pjesëtarët e kësaj shenje është tipike që të kenë vështirësi emocionale, prandaj një kohë të gjatë ua përkushtojnë analizës së tyre. meqë kjo është shenja më e ndryshueshme e horoskopit, atëherë kjo më së miri funksionon nëse rreth saj vazhdimisht ndodhë diçka.
GAFORRJA
Kjo është shenja më emocionale e horoskopit dhe pjesëtarët e saj është lehtë që të lëndohen. Ata kur janë të lënduar nuk dinë dhe nuk mund t’i fshehin ndjenjat e tyre. I pëlqejnë prekjet, komplimentet dhe lëvdatat. Duan ta kenë dikë për t’u kujdesur për ta.
LUANI
Pjesëtarët e kësaj shenje të zjarrtë kanë nevojë për aktivitete ku do të dëshmohen dhe do ta tërheqin vëmendjen te vetja. Shpesh e teprojnë me shfaqjen e emocioneve, e për të qenë të lumtur, kanë nevojë për shumë argëtim.
VIRGJËRESHA
Pjesëtarët e kësaj shenje janë punëtorë të mëdhenj që iu pëlqen t’ua bëjnë qejfin të tjerëve, e më të kënaqurit janë nëse rrethi i tyre ua di vlerën. Nuk preferojnë shfaqjen e tepërt të emocioneve, prandaj lotët dhe gëzimin e tyre e fshehin nga të tjerët. Duan që të ndihen të dobishëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
PESHORJA
Pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër të shoqërueshëm, e meqë shpesh nuk ndihen mirë me veten e tyre, janë në kërkim të përhershëm për publik. Në lidhje duan dikë, i cili do t’i dëgjojë dhe këshillojë.
AKREPI
Pjesëtarët e kësaj shenje përshkruhen si të rezervuar dhe misteriozë, e kjo është mënyra e tyre që të ballafaqohen me emocione. Janë tepër të lidhur për të gjithë ata, të cilët i kanë të afërt, prandaj e kanë vështirë që ndonjërin nga ata njerëz ta humbin nga jeta e vet.
SHIGJETARI
Pjesëtarët e kësaj shenje kanë nevojë për aktivitet dhe sfida, për të qenë të kënaqur. Meqë ndonjëherë kanë një vetëbesim tepër të lartë, në raportet e afërta kanë nevojë për dikë i cili do t’i kthejë në tokë. Edhe pse ndihen mirë në shtëpi, jashtë ndihen edhe më mirë.
BRICJAPI
Pjesëtarët e kësaj shenje kanë nevojën e lindur për kontroll, si dhe nevojën për role të rëndësishme në raportet private dhe profesionale. Shpesh thuhet se kjo është shenja më pak emocionale e horoskopit. Pjesëtarët e kësaj shenje ndihen mirë nëse të tjerët i vlerësojnë.
UJORI
Ujori është një luftë- tar për barazi, por qëllimi i tij nuk është që të gjendet në qendër të vëmendjes. Kanë nevojë që të merren me gjëra të ndryshme. Në lidhjet emocionale kanë nevojë për njerëz, të cilët nuk kanë kërkesa të mëdha.
PESHQIT
Pjesëtarët e kësaj shenje janë më sensualët në zodiak. Janë tepër të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të jashtme, e kanë një nevojë të madhe për të marrë mirënjohje dhe lëvdata. Më së miri ndihen kur e kanë qëllimin e vet dhe kur punojnë në realizimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












