Pas deklaratave të sotme të Ben Blushit nga Kuvendi, ka reaguar deputeti Armando Prenga, i cili pas rikthimit në Kuvend ka ashpërsuar luftën politike mes mazhorancës dhe opozitës.
Në reagimin e tij të shkurtër, Prenga sulmon Blushin, të cilin thotë se ka njohur për shok dhe mik të mirë. Më tëj vazhdon duke u shprehur edhe për raportet e tyre të ngushta ku sipas prengës Blushi i është lutur atij për të luftuar Edi Ramën. “Por kur të dëgjova sot me erdhi zor qe kam nda buke me ty dhe dua ta dine të gjithë që më ke ardh e më je lutur për të luftuar Edi Ramen”, është shprehur Prenga.
Më poshtë reagimi i tij i plotë:
Nuk me habit Sali Berisha as Lulezim Basha. Me habit Ben Blushi, se kam ndare buken me te dhe e kam njohur per shok te mire. S’e kam degjuar kurre te flase per kriminele ne PS, kur vinte te darkonte e te drekonte me mua ne zonen time. Por mesa duket puna sot i’a do qe te sulmoje shoket njesoj si Saliu dhe Luli! Prandaj eshte gati te me beje kriminel edhe mua shokun e tij per qellimet e veta. Une s’jam kriminel o Blush! Une jam ai qe te kam respektuar dhe te kam thene mik. Te mirekuptova qe nuk e the gjysem llafi per mua, kur me perjashtuat pa marre mundimin as te pyesesh si me zuri ky hall. Por kur te degjova sot me erdhi zor qe kam nda buke me ty dhe dua ta dine te gjithe qe me ke ardhe e me je lutur per te luftuar Edi Ramen. Po s’isha kriminel atehere se te duhesha ty. Tani ke gjet statutin dhe une te bej pune si kriminel jo si shok. Mjere PS qe do ti dalesh ti per zot!A.Prenga.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












