Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për një shtetas italian A. Dando, i cili ka depozituar në një bankë shqiptare një shumë me burim të pajustifikuar, prej 640.000 euro të pajustifikuara në bankë. Sipas burimeve të policisë Donadon akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe falsifikim dokumentesh.
Ai ka depozituar në bankë disa çeqe për klering nga një bankë e San Marinos. Këto çeqe, pas mbarimit të afatit 45 ditor dhe verifikimit financiar, nëse rezultojnë të rregullta, konvertohen në para që i kreditohet personit që ka depozituar çeqet.
Nga veprimet paraprake proceduriale, Prokuroria e Tiranës dyshon se italiani Donadon po kryen veprimtarinë e pastrimit të parave, pasi vërtetësia e çeqeve nuk është konfirmuar. Për këtë është lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij.
Vetë italiani ka deklaruar në bankë se ka marrëdhënie biznesi të firmës së tij në Shqipëri, konkretisht furnizon klinikat dentare me aparatura. Ai është shprehur se dëshironte të zhvendoste një pjesë të aktivitetit të tij në vendin tonë, por nuk kishte ende ndonjë investim mbi projekte biznesi.
Informacioni i Prokurorisë
Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin italian A. Donadon, i dyshuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, pasi ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri shumën prej rreth 640.000 euro, me burim të pajustifikuar. Ky shtetas ka sjellë në bankë disa çeqe për klering nga një bankë e San Marinos. Këto çeqe, pas mbarimit të afatit 45 ditor dhe verifikimit financiar, nëse rezultojnë të rregullta, konvertohen në para që i kreditohet personit që ka depozituar çeqet.
Nga veprimet paraprake proceduriale, Prokuroria e Tiranës dyshon se shtetasi italian A. Donadon po kryen veprimtarinë e pastrimit të parave, pasi vërtetësia e çeqeve nuk është konfirmuar. Në këto kushte, Prokuroria urdhëroi ndalimin e tij, i cila është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Për vërtetimin e burimit të fondeve të përshkruara mësipërm, A. Donadon ka depozituar në bankë një kontratë depozite bankare si dhe një statement llogarie personale pranë bankës të San Marinos të dt. 11.04.2014 e cila tregon se në këtë datë ka një gjendje prej 729.846 EUR por që nuk kuptohet se nga është burimi i këtyre fondeve.
Gjithashtu shtetasi italian A. Donadon ka deklaruar në bankë se ka marrëdhënie biznesi të firmës së tij me Shqipërinë (furnizon klinikat dentare me aparatura) ndër të tjera dhe institucionin “XXXX’, dhe se dëshironte të zhvendoste një pjese të aktivitetit të tij këtu por nuk kishte ende ndonjë investim/dokumentacion mbi projekte biznesi.
Nga të dhënat dhe QKR në emër të A. Donadon: Nuk rezultojnë të dhëna të tjera përveç transaksioneve të përshkruara më sipër. Nuk rezulton biznes i regjistruar.
Si konkluzion nga informacioni për referimin e veprës informohemi si vijon:
Vlera e konsiderueshme prej 640.000 EUR e çeqeve të depozituara njëherësh.
Dokumentacioni justifikues i paqarte për burimin e fondeve.
Fondet vijnë nga San Marino, vend i njohur si parajse fiskale ndërsa shtetasi A. Donadon ka deklaruar se ka aktivitet biznesi në Itali.
Tërheqjet cash në vlerë të konsiderueshme për investime dhe deklaratat e pa vërtetuara për aktivitet biznesi.
Ne rruge operative rezulton se ky shtetas ka qene pjese e nje grupi i cili është proceduar nga Drejtësia Italiane për mashtrime ne shuma te mëdha ne fushën financiare
Në këto kushte është regjistrua procedimi në fjalë. Ndërkaq, ky procedim është deleguar për hetime të mëtejshme në polici. Kjo e fundit nga hetimet e mëtejshme ka konstatuar se A. Donadon për të justifikuar burimin e këtyre të ardhurave dhe arsyen e tërheqjes së tyre nga Banka XXXX, ka depozituar në bankë një faturë e blerje të pajisjeve dentare nga shoqëria “A…..” si dhe faturën e shitjes së tyre Kompleksit Spitalor “xxxx”.
Në vijim të hetimit policia gjyqësore ka provuar se këto dy fatura janë fatura fiktive, fakt që rezulton I provuar nga informacioni dhe deklarimi kompanive private që shtetasi italian deklaron se ka raporte financiare.
Nisur nga sa më sipër, lindin dyshime të arsyeshme për burimin e këtyre fondeve.
Në këto kushte, nga policia gjyqësore, më 24.02.2016, ora 20:00 është ndaluar shtetasi A. Donadon, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 186 dhe 287 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/