Presidenti Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin dhe pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 133/2015, i njohur ndryshe si ligji “Pronave”
Nëpërmjet
kësaj kërkese, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Ky ligj u miratua në 5 dhjetor 2015. Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, i cili e rrëzoi dekretin e Presidentit, duke e lënë në fuqi ligjin.
Pas kësaj, Presidenti ju drejtua sot, Gjykatës Kushtetuese.
KËRKESË
GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
SUBJEKT I INTERESUAR: KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE
OBJEKTI: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
BAZA LIGJORE: Nenet: 4/1, 17, 18, 41, 42/1, 43, 131/a, 134/d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Nenet: 6/1, 14 i KEDNJ; Neni 1 Protokolli 1 i KEDNJ-së; si dhe nenet 45 dhe 49/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












