Një ish polic i komunës Xarrë vrau 44-vjeçarin Pajtim Shehu në fshatin Shkallë gjatë natës, e të nesërmen i shkoi atij në ceremonin varrimit. Por kjo nuk e ka shpëtuar aspak atë pasi është arresrtuar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin, Ajet Rexhepi, të cilit iu komunikua arrestimi disa orë pasi u shoqërua si person i dyshuar për ekzekutimin me plumb në ballë të Pajtim Shehut, që ndërhyri të ndihmonte bashkëfshatarin e tij që i kishin hyrë në lokal për ta grabitur.
Ajet Rexhepi ishte një nga dhjetëra të shoqëruar nga Policia e Sarandës, si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, lidhur kjo edhe me një konflikt të mëparshëm banal që ka pasur me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit, Arqile Poçi.
Në vendin e ngjarjes ishte, ashtu sikurse të gjithë banorët, edhe bashkëfshatari ynë Ajet Rexhepi. Të nesërmen ai mori pjesë edhe në ceremoninë mortore të Pajtimit”, shprehen banorë të Shkallës, të cilët ngrenë supet dhe nuk fshehin habinë për arrestimin e tij. Sipas tyre, ai ka pasur një konflikt të mëparshëm me viktimën, çka ka ndikuar që policia ta ketë në listën e të dyshuarve dhe më pas në sajë të provave e përgjimit të kryer e arrestoi atë si autor të krimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












