Punonjësit e spitalit të Fierit kanë protestuar ditën e sotme pasi u është komunikuar largimi nga puna. Infermiere dhe sanitare të spitalit të fierit kundërshtuan urdhërin për largimin nga puna që iu komunikua nga drejtuesit e këtij institucioni mëngjesin e sotëm.
Ata thonë se ky është një veprim i padrejtë dhe i pakuptimtë pasi kanë vite eksperience në punë në një kohë që punësimet në spital vazhdojne.
Këto largime erdhën një ditë pasi ministri i Shëndetësisë zhvilloi një drekë pune me drejtuesit e reparteve të spitalit dhe qendrave shëndetësore. Zarfet me vendimet e largimeve nisen të shpërndahen mëngjesin e së mërkurës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/