Goditet banda, hajdutët u vidhin telefonat me dhunë qytetarëve në Tiranë

Shares

Policia e Komisariatit Nr.3 në Tiranë, ka arrestuar shtetasit: Tomorr Peposhi, 23 vjeç, dhe Elton Hithi, 21 vjeç, të dy banues në Tiranë pasi janë konstatuar duke lëvizur me një motor papaq pa targa.

 Pas ndërhyrjes së shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit Tomorr Peposhi ndërsa bashkëautori shtetasi E. I. ka mundur të largohet sëbashku me motorin dhe është shpallur në kërkim. Këta kishin formuar një bandë dhe vidhnin telefonat e më pas i shisnin në tregun e zi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. I., në bashkëpunim dhe me shtetasit Tomorr Peposhi dhe Elton Hithi, në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme të qytetit të Tiranës kanë vjedhur me dhunë telefonat e 3 personave konkretisht shtetasi me inicialet E. B.,23 vjeç dhe shtetasit D. S., 23 vjeç, dhe E. D., 23 vjeç, të tre banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Pesë aparatë celular të markës “Samsung”, Dy aparatë celular të markës “iPhone”. Tre aparatë celular të markës “Nokia”. Një motorr papaq pa targa, pronë e shtetasit E. I., me të cilin autorët kryenin vjedhjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...