DETAJE/ I grabitën 10 mijë euro, pasi ia morri borxhliut të tij

Shares

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Xhamllikut ne Tiranë. Shtetasit me inicialet A. D. i janë grabitur 10 mijë euro. Ngjarja ndodhi teksa ai po dilte nga banesa e shtetasit me inicialet E. T. në rrugën Ali Baushi

A.D kishte shkuar në këtë banesë për të marrë shumën prej 10.000 euro, të cilën ja kishte dhënë borxh para disa kohësh E.T-së. Por nuk ka mundur të kthehet me paratë e veta në shtëpi pasi ia kanë grabitur. Vetëm disa minuta pasi ka dalë nga banesa e shtetasit E. T., personat e maskuar i kanë marrë shumën monetare.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...