Arrestohet 58 vjeçarja, mori leje për pallat 7 katesh, e bëri me...

Arrestohet 58 vjeçarja, mori leje për pallat 7 katesh, e bëri me 10 në Tiranë

120
0
Shares

Janë arrestuar ndërtuesit e një pallati në Tiranë pasi kishin abuzuar me ndërtimin e katevetë një pallati. Leja që ata kishin marrë ishte për shtatë kate ndërkohë që pallati që ata ndërtonin kishte arritur në 10 kate. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në rrugën “Frederik Shiroka”, pranë 21 Dhjetorit në subjektin ndërtues “Brilant sh.p.k.”, po vazhdonin punimet, ndonëse ishin të pezulluara pasi pallati kishtë një leje ndërtimi për 7 kate, ndërkohë që po ndërtoheshin 10 kate.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas burimeve të policicë kjo firmë kishte marrë leje për të ndërtuar një pallat 7 kate por ka vijuar punimet për ta ngritur në 10 kate, duke injoruar dhe paralajmërimin që ishte bërë në qershor për të ndërprerë punimet.

Policia arrestoi dje Nadire Qinami, 58 vjeçe, banuese në Tiranë, administrator dhe pronare e subjektit ndërtues Brilant sh.p.k.” dhe – Lefter Shembitraku, 27 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i kësaj firme ndërtimi.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në rrugën “Frederik Shiroka”, në subjektin ndërtues “Brilant sh.p.k.”, po vazhdonin punimet, ndonëse ishin të pezulluara pasi pallati kishtë një leje ndërtimi për 7 kate, ndërko që po ndërtoheshin 10 kate” informoi sot policia e Tiranës.

Nadire Qinami, 58 vjeçe është dënuar dhe më parë për veprën penale “Ndërtim pa Leje”. Ndërkohë ndaj Shembitrakut rëndon dhe akuza e kundërshtimit të policisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY