VIDEO/ Momenti i çuditshëm në BBC, krimineli identik me moderatorin e lajmeve

Shares

Moment i sikletshëm gjatë transmetimit të emisionit informativ Crimewatch në BBC. Gjatë emisionit, në ekranin e madh u shfaq fytyra e një grabitësi të rrezikshëm, por shikuesit nuk kanë mundur të mos vënë re ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes prezantuesit Jason Mohammed dhe foton që qëndronte pas shpatullave të tij.

Ngjashmëria tërhoqi edhe vëmendjen e policisë. Efektivja Alice Nicholas ishte duke parë programin kur vuri re ngjashmërinë e madhe mes prezantuesit dhe kriminelit. Ajo mori një foto të të dyve dhe ndau në Twitter duke e shoqëruar me postimin “Momenti i çuditshëm #Crimewatch”, foto që më pas u shpërnda mijëra herë në përdoruesit e rrjeteve sociale, të habitur nga ngjashmëria e dukshme. /Tetova Sot

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...